Shtëpia e Bardhë hap dyert për Halloweenin

29 tetor 2019 | 17:34

Donald Trump dhe zonja e parë, Melania, festuan Hallouinin e tyre të tretë në Shtëpinë e Bardhë, duke u dhënë ëmbëlsira fëmijëve në kostume, të mbledhur në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.

Kryesisht pjesë e kësaj feste ishin fëmijë të familjeve ushtarake por edhe nxënës të shkollave fillore.

Shtëpia e Bardhë ishte dekoruar si më së miri për festën me dhjetëra kunguj të vendosur nëpër shkallë dhe me shumë elementë të tjerë, të frikshëm dhe jo, që shiheshin ngado, transmeton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der…