Shtëpia e Bardhë në Prizren ndriçohet portokalli në mbështetje të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit
03 dhjetor 2020
| 16:24
Duke vazhduar me fushatën 16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore, mbrëmjen e së mërkurës UNDP-ja ka ndriçuar Shtëpinë e Bardhë në Prizren ngjyrë portokalli.
Të pranishëm në ngjarje ishin Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Niels Knudsen, zëvendëspërfaqësues i përhershëm, Neil Taylor, shefi i BERZh-it për Kosovë, dhe nikoqiri Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës së Prizrenit.
Ky i fundit ka theksuar se duke e ndriçuar portokalli Shtëpinë e Bardhë, një ndërtesë në qendër të qytetit dërgon një mesazh të fuqishëm për ta rritur ndërgjegjësimin për 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.
(Q.R / Epoka e re)