
Shtëpia e Bardhë nuk i lejon të AP-s dhe Reuters ndërsa “gabimisht” lejoi një gazetar të Rusisë në takimin Trump-Zelensky
01 mars 2025
| 00:38
Një anëtar i agjencisë së lajmeve “Tass” të kontrolluar nga shteti i Rusisë, kishte qasje në takimin mes Donald Trumpit dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Kjo ka ndodhur teksa Associated Press dhe Reuters, dy agjencitë e njohura amerikane, nuk u lejuan të kenë qasje në këtë takim.
Një korrespodent i “Tass”-it, ishte në mesin e një grupi reporterësh që janë zgjedhur me dorë që të ishin prezent në Zyrën Ovale.
Shtëpia e Bardhë ka reaguar më vonë duke thënë se atij i ishte refuzuar hyrja.
“Tass nuk ishte në listën miratuar për media. Sapo e kuptuam këtë, ai veçse ishte në Zyrën Ovale dhe u shoqërua nga Sekretarja për media”, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë