Shtëpia e Bardhë planifikon ta shpërbëjë task-forcën për koronavirusin
06 maj 2020
| 12:48
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se task-forca për koronavirus e Shtëpisë së Bardhë do të shpërbëhet.
Gjatë vizitës që i bëri një fabrike për prodhimin e maskave në Arizonë, ai ka deklaruar se task-forca për koronavirus e udhëhiqet nga nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka bërë punë të mirë.
“Mike Pence dhe task-forca kanë bërë një punë të shkëlqyeshme, por tani do të shohim për një formë tjetër dhe kjo formë është siguria dhe hapja [e ekonomisë]. Do të kemi një grup tjetër që do të krijohet ndoshta për këtë çështje”, ka deklaruar Trump.
(M.K/Epoka e re)