Shtëpia e Bardhë: ShBA-ja informoi Rusinë për vizitën e Bidenit në Kiev
20 shkurt 2023
| 14:47
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan ka konfirmuar se delegacioni presidencial e ka informuar Rusinë për udhëtimin e presidentit amerikan, Joe Biden për Kiev.
Udhëtimi është planifikuar që disa muaj, mirëpo vendimi është marrë të premten.
Shtëpia e Bardhë është thënë të ketë njoftuar rusët për udhëtimin e Bidenit disa orë para nisjes për në Kiev, në mëngjesin e së dielës.
Biden ka qëndruar më shumë se pesë orë në kryeqytetin ukrainas duke u konsultuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për hapat e radhës, teksa lufta e Rusisë në Ukrainë mbush për pak ditë një vit.