Shtëpia e Bardhë, Thaçit: Është koha që t’i zgjidhni mosmarrëveshjet me Serbinë
Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin mosmarrëveshjet.
Tensionet në mes të dy vendeve janë rritur në javën e kaluar, kur qeveria kosovare mori vendim për taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Boltoni ka postuar një shkrim në llogarinë e vet në “Twitter”, ku shkruan: “Tash është koha që Kosova dhe Serbia ta arrijnë marrëveshjen. ShBA-ja është e gatshme që t’ju ndihmojë të dyja palëve për ta arritur këtë qëllim historik”.
Këto fjalë i ka publikuar pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në anën tjetër, presidenti Thaçi, ka thënë se marrëveshja me Serbinë do t’i ndihmonte përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, BE dhe Kombet e Bashkuara.
“Ekziston një mundësi historike në dialog, e cila nuk duhet të humbet nga asnjëra palë”, ka shkuar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.
Vendimi i qeverisë kosovare për taksë 100 për qind për produketet serbe solli dorëheqjen e kryetarëve të komunave të veriut dhe mbajtjen e disa protestave nga serbët. Takimi i Thaçit me Boltonin ka ndodhur vetëm një ditë pasi ai është takuar edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, shkruan “Radio Evropa e Lirë”