Shtëpia e çiftit Beckham, shënjestër për hajdutët
26 nëntor 2018
| 11:35
Pak muaj më parë hajdutët kishin tentuar të hynin në shtëpinë e çiftit, Victoria dhe David Beckham por, fatmirësisht, nuk arritën. Që nga ky rast çifti kishin vendosur të merrnin më shumë roje në shtëpinë e tyre në Costworlds.
Nga revista “The Sun” është bërë me dije se përsëri hajdutët kishin tentuar të hynin në shtëpinë e çiftit, por që u ndoqën nga shtatë roje dhe dy qen. Për fat të mirë, çifti e as fëmijët e tyre nuk ishin në shtëpi dhe sigurisht nga këto ngjarje ndihen të kërcënuar.