SHTËPIA E NËNË STANËS TË SHPALLET MUZE E KOMBIT

17 shtator 2024 | 22:33

I nderuar Shemsi Syla, faleminderit për komentin!

Shoq, komenti Yt e më vonë shkrimi Yt, në artikullin tim për 🇦🇱Nënë Stanën🇦🇱, mendoj se duhej të ishte, “patjetër”, në mesin e komenteve të shumta, sepse Ti përpos bukës që ke ngrënë nga duart e Nënë Stanës dhe ke përjetuar ngrohtësinë e mikepritjes së Saj, ke qenë edhe Zëvendës Komandanti i UÇK-së i Zonës Operative të Karadakut!

Unë me rekomandim Tëndin, nga Marevci jam nisur dhe kam shkur në bazën e UÇK-së në familjen e Nue Gashit në Peshter afër Brusit, të luftëtarët e lirisë, vëllezërit Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi !
Unë në mes tjerash në shkrimin tim kushtuar Nënë Stanës, kam shkruar:”…“…Pjesmarrja direkte edhe e familjeve katolike shqiptare, e djemëve dhe vajzave të tyre, në luftën e armatosur çlrimtare të UÇK-së, ishte sinjal i qartë, se lufta jonë po merrte shtrirje të nevojshme dhe të domosdoshme, kundër Serbisë pushtuese, por gjithashtu ishte sinjal, se edhe fitorja e luftës tonë po afrohej dhe se ishte e pashmangshme!
Iu kam drejtuar Nënës Stanë dhe djemve të saj e bashkëluftëtarëve tanë Filipit, Fatmirit dhe Viktorit:
E dashura Nënë Stana, të dashur bashkëluftëtarë Filip, Fatmir dhe Viktor, ju meritoni më shumë, Shteti i Kosovës së lirë e të Pavarur, por edhe Kombi, kanë obligim dhe detyrim të madh ndaj familjes Tuaj, sepse përfshirja Juaj në luftën e armatosur çlirimtare, ashtu sikur edhe shumë familjeve katolike shqiptare, anë e mbanë Kosoves, ishte fitore direkte kundër propagandës fashtise, kriminale e gjakpirëse serbe, se UÇK ishte me platformë arabe e ekstreme islame, se ishte antiperndimore dhe anti euroatlantike!
Dhe e kam përfunduar me konstatimin e njohur se:
Fitorja mbi Serbinë pushtuese me luftën e UÇK-së, me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s, u bë realitet, Kosova u çlirua përfundimisht dhe tani është e lirë dhe e pavarur…!”

Shpresoj se Nënë Stanës do t’i ofrohet me shpejtësi dhe fuqishëm nderimi i madh e maksimal, nga Shteti i Kosovës!
Kurse ZOK të UÇK me Komandant Ahmet Isufi dhe Juve Zv. Komandant dhe Anëtarët e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut, por edhe të Zonës Operative të Nerodimes e të Zonës Operative të Llapit, duhet të jemi të gjithë, nismëtarët që shtëpia e Nënës Stane Gashit, shtëpia e vëllezërve luftëtar të UÇK-së, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi, të shpallet Shtepi Muze e Kombit dhe ta marrë në mbrojtje Shteti i Kosovës dhe sektori përkatës i Mbrojtjes së Vlerave të luftës së UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Shtator 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Speciales të paktën tre prej dëshmitarëve fillestarë kanë vdekur.…