SHTËPIA HISTORIKE E LËVIZJES NË UJMIR TË KLINËS

03 tetor 2022 | 22:40

Ismet Sylejmani

Letër Ukë Shalës, përfaqësuesit të famlijes Shala të Shtëpisë historike, ku i zhvilloi punimet më 3 dhe 4 Tetor 1991, Mbledhja e Tretë e Përgjithshme e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës!

I dashur dhe shumë i nderuar Ukë Shala!

Është e qartë se Shtëpia Jote është Shtëpi Heroinë e Kombit!

Shtëpia Jote është e nivelit të shtëpive të mëdha të Kombit shqiptar dhe duhet e do të trajtohet herdokurë si e tillë!

Por është për keqardhje, pse edhe pas kaq shumë viteve, njëra nga bazat e mëdha të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, sikur është shtëpia Juaj, vazhdon të mos jetë e trajtuar në radhën e shtëpive të mëdha të Kombit, të mbrojtura me ligj kombëtar e me ligj shtetërorë!

Shtëpitë e mëdha të Kombit, në historinë e tyre, duhet të pranohet botërisht se nuk kanë një zot shtëpie të gjeneratës së re, sikur je Ti i nderuar Ukë Shala, një zëdhënës e mbrojtës i vërtetë i vlerave të mëdha të shtëpisë Tënde historike!

Për Shtëpinë Tënde duhet të shkruhet dhe ajo duhet të mbetet në radhën e shtëpive të mëdha të luftës për liri e çlirim nga Serbia pushtuese!

Shtëpia Jote duhet jetë e niveleve dhe kategorive të shtëpive të Mëdha të Kombit!

Duhet të jetë sikur Shtëpia e Lidhjes së Prizerenit, duhet të jetë sikur Shtëpia e Kongresit të Gjuhës Shqipe, duhet të jetë sikur Shtëpia e Haxhi Zekes, duhet të jetë sikur Shtëpia e Bije Vokshit ku u themelua Partia, duhet të jetë sikur Shtëpia e Kongresit të Permetit, duhet të jetë sikur Shtëpia e Konferences se Bujanit, duhet të jetë sikur Shtëpia e Lëvizjes në Divjakë të Berishës e më vonë edhe Seli e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!

Shtëpia ku ka zhvilluar punimet Mbledhja e Tretë e Përgjithshme e LPRK-së, ishte dhe mbetet Shtëpia nga më të madhatë, ku është vendosur për fatet kruciale jo vetëm të Lëvizjes, por të tëre Kombit!

Të inkurajoj të vazhdosh e të mos ndalesh, Shtëpia Jote është dhe do të bëhet Shtëpi e Madhe e Kombit!

Prishtinë, 3 Tetor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Sadri Ramabaja e ka lëshuar emisionin e drejtpërdrejtë pas…