Shtëpia më e ngushtë në Londër del në shitje për 1 milion euro

08 shkurt 2021 | 00:46

Shtëpia më e ngushtë në Londër del në shitje. Me përmasa vetëm 168 cm në pikën e saj më të ngushtë, shtëpia ka pesë kate dhe ndodhet mes një klinike mjekësore dhe një salloni bukurie. Ajo identifikohet me nghyrë blu përgjatë ndërtesës dhe është në treg për 1,1 milionë €.

Prona e pazakontë, fillimisht një dyqan kapelash viktoriane me depo për mallra dhe banesë në katet e sipërme të saj, u ndërtua diku në fund të shekullit të 19-të ose në fillim të shekullit të 20-të.

David Myers, ndihmës menaxher shitjesh në agjencinë Winkworth që po shet pronën, tha se shtëpia ia vlente çmimin sepse është “një pjesë unike e historisë së Londrës”.

Dimensionet e shtëpisë ndryshojnë në pika të ndryshme të saj.

Ndërsa kuzhina në fund të katit të poshtëm përdhes është vendi më i ngushtë i shtëpisë, ajo hapet në një zonë ngrënieje që është gati dyfishi i madhësisë.

Kati përdhes dhe kati i parë janë me madhësi të ngjashme.

Kati i parë – ku mund të gjendet një dhomë gjumi dhe studimi – ka një tarracë-çati me pamje nga Londra perëndimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enca është një ndër personazhet më të komentuar të shoëbizzit…