‘Shtëpia në flakë’, Osmani udhëton për në Moldavi

31 maj 2023 | 11:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Moldavi, ndonëse veriu i Kosovës gjendet në mes të tensioneve dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë të acaruara.

Lajmin për udhëtimin e Osmanit në Moldavi e ka bërë me dije Presidenca e Kosovës.

“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, ka njoftuar presidenca.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dea Mishel Hoxha ka konfuzuar ndjekësit e saj, pasi ka…