Shtëpia në Landovicë që ende ruan gjurmët e luftës
Për 24 orë me radhë shtëpia e familjes Gashi, në Landovicë u bombardua me altilerin më të rëndë të armëve, nga serbët, ndërkohë që brenda ishin duke qëndruar rreth 40 persona.
Granata e parë që u hodh në këtë shtëpi, vrau Njomza Morinën, vajzën 15 vjecare, që së bashku me familjen e saj po strehoheshin aty.
Të gjithë ngjarjen e përjetoi edhe Arben Gashi, i cili po aty humbi edhe disa anatarë të familjes.
“Neve diku rreth orës 11 kanë qenë edhe banorë, të lagjeve të tjera, që kanë ardhur te ne kinse të shpëtojnë rrethimit, në orën 11 kanë filluar bombardimet, ku janë vrarë 12 persona, e 12 janë plagosur, kur kanë filluar bombardimet e para është vrarë Njomza Morina në moshën 15 vjecare, dhe kur është vrarë Njomza, kanë filluar banorët të largohen nga shtëpia kinse të largohen në drejtim të pyllit e të shpëtojm, kur kemi dal kanë filluar bombardimet me altereklin më të rënë, kun a kanë sulmuar,” tha i mbijetuari, Arben Gashi.
Gashi i cili është pronar i kësaj shtëpie, thotë se kujtimet e errëta të marsit të 1999, i kanë detyruar të largohen nga aty, e të jetojnë në Prizren, por që gjurmët e asaj cka ndodhi kanë vendosur t’i ruajnë.
Përvec mos ndihmesës për të ruajtur dëshmitë e një krimi që u krye aty, asnjë nga udhëheqësit e shtetit të dikurshëm e të tanishëm nuk kanë vizituar ndonjëherë ketë vend.
“Këtë shtëpi e kemi ruajtur që në të shihet cka ka ndodhur, se kjo është një fakt I gjallë që shihet, një histori por institucionet e tona edhe pase ka kaluar një qerek shekulli skanë ndërmarr asgjë,” shtoi Gashi.
Babi i Arbenit, Ismeti ishte avokat gjatë luftës, ku në mesin e shumë të burgosurve në kohën e luftës, mbrojti edhe Ukshin Hotin. Gashi ndonëse i ri në moshë, ende i ka të freskëta bisedat me të atin për veprimtarin, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur ende.
“Prindi im si avokat ku e thotë se Ukshin Hotin e dënuat pa kurrfarë baze ligjore dhe shumë shpejtë do shihemi me Ukshin Hotin në Kosovën e lirë dhe Shqipërinë e bashkuar,” u shpreh i mbijetuari.
Trupat e të vrarëve në këtë shtëpi, u gjetën më 2004, në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë, derisa dy trupat e vajzave 15 vjecare që u vranë po atë ditë, ende nuk janë gjetur.
Në mesin e të vrarëve është edhe Diellza 1 vjecare, e cila vdiq në duart e nënës së saj, po ashtu të vrarë.
“E ka pas në krahë Diellzën nëna e vet, dhe granata që bie i rrok të dyat…”/Dukagjini