‘Shtëpia në rrota’, “Porsche” shet autobusin luksoz për dy milionë dollarë

06 shkurt 2020 | 11:19

Gjiganti gjerman “Porsche” ka dizajnuar një autobus luksoz i cili lirisht mund të thuhet se është shtëpi në rrota dhe që është shitur në Oklahoma të ShBA-së te një burrë shumë i pasur.

Bëhet fjalë për mjetin Newell Coach p50 që është 14 metra i gjatë, brenda të cilit nuk mungon pothuajse asgjë.

Ky autobus është shitur për dy milionë dollarë dhe ka dhomë të madhe gjumi, tualet dhe televizor gjigant të teknologjisë së fundit. Kur flasim për luks, nuk ka se si të mungojë edhe kuzhina dhe ambienti tjetër për mysafirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota mund të përballet me një epokë të re akullnajash…