Shtëpia që lindi, priti dhe përcolli shumë heronj, bëhet muze

25 nëntor 2021 | 23:28

Meqenëse jemi në prag të festave të Nëntorit, sot u bë përurimi i Shtëpisë Muze “Fadil Vata”, i financuar plotësisht nga buxheti i Komunës së Therandës.

Të pranishëm në këtë përurim ishin shumë shokë të vëllaut, bashkëveprimtarë të idealit, familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë të komunave, zyrtarë të institucioneve publike të Kosovës, veprimtarë politik edhe nga jashtë Kosova, qytetarë anembanë Kosovës dhe bashkëfshatarët tanë. Prania e tyre aq e madhe e bëri madhështor këtë tubim dhe njëherit kjo tregoi respektin që kanë populli ndaj veprës patriotike të vëllaut tonë, Fadil Vata.

Ne si familje, jemi krenarë që vepra e vëllaut tonë u përjetësua me këtë monument, Shtëpinë Muze. Kjo Shtëpi e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së familjes sonë, ka simbolikën e fuqishme, jo vetëm se këtu u lind dhe u rrit Heroi ynë, mirëpo edhe sepse familja dhe shtëpia jonë ka pritë dhe përcjellë, ka strehuar dhe mbajtur, ka ruajtur qindra veprimtarë nga Kosova dhe të gjitha viset shqiptare nën Jugosllavi, në vitet e ‘80 dhe ‘90, e tutje. Në takimet që janë realizuar në odën tonë, shumëherë të fshehta edhe të hapura, janë diskutuar probleme aktuale të kohës, organizimi kundër dhunës së pushtetit jugosllav, ngritja e moralit të popullit për luftë të armatosur, çka solli edhe luftën për çlirim, të realizuar nga djemtë dhe vajzat më të mira të popullit tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ne, familjarët e Fadilit, duhet të falënderojmë të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kontribuan në realizimin e këtij projekti. Falënderim të veçantë kemi për inicuesit e projektit të Shtëpisë Muze, grupin e asambleistëve të PDK në Asamblenë e Komunës së Therandës, poashtu dhe gjithë atyre që e mbështetën këtë propozim me votën e tyre. Poashtu falenderojmë edhe arkitektin Shpejtim Bytyçi, i cili bashkë me ekipin e tij bëri falas projektit e Shtëpisë Muze, poashtu e mbikqyri vazhdimisht ndërtimin dhe mbarëvajtjen e punëve, deri në realizimin final. Më meritori dhe kryesori për këtë vepër madhore është padyshim kryetari i Komunës së Therandës, z. Bali Muharremi, i cili ishte i përkushtuar dhe i palodhshëm që nga dota e parë, dhe deri më sot kur u pre shiriti i përurimit të Shtëpisë Muze, për çka i jemi shumë mirënjohës dhe falenderues.

Meqenëse Heroi Fadil Vata, ka patur një veprimtari të bujshme anekënd Kosovës, ka patur kontakte me shumë njerëz, dhe natyra e veprimit ka qenë e fshehtë, ne familjarët nuk mund t’i dijmë të gjitha lidhjet e tija, kërkojmë nga të gjithë ata që kanë ndonjë dokument, gjësend apo fotografi të vëllaut tonë, ta sjellin që të ekspozohet në Shtëpinë Muze. Kjo vlenë sidomos për veprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, udheheqës i së cilës për një kohë ishte vëllau ynë.

Nderë dhe respekt për të gjithë ata qe kontribuan për lirinë e Kosovës!

Lavdi heronjëve dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!

Faleminderit,

I juaji Ramë Vataj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monaco ka mundur 2-1 Real Sociedad me golat e Volland…