
Shterojnë ilaçet në Kinë, kërkojnë ndihmë për koronavirusin
02 shkurt 2020
| 00:00
Pavarësisht se është një nga vendet më të fuqishme të botës, Kina duket se është gjunjëzuar përpara koronavirusit.
Presidenti i Këshillit të Kinës, Li Keqiang i ka kërkuar Bashkimit Europian që të ndihmojë urgjentisht me ndihma medicinale.
Keqiang mësohet se ka telefonuar Presidenten e KE, Ursula von der Leyen dhe i ka thënë se kërkon të blejë ilaçe medicinale përmes kanaleve tregtare.
Presidenti i Këshillit kinez ka thënë se për vendin e tij prioritare tashmë është siguria shëndetësore e qytetarëve të Kinës dhe asgjë tjetër.
Ndërkohë Ursula von der Leyen ka shprehur angazhimin se do të bëjë çka të jetë e mundur që të sigurojë furnizimet e nevojshme./ATSH