Shtesat prej 100 euro të qeverisë, Rrahmani: Populli as nuk shitet dhe as nuk blihet

22 dhjetor 2024 | 14:31

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tash garon në “Koalicionin për familjen”, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për t’i ndarë 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijet deri në moshën 16-vjeçare.

Rrahmani ka thënë se ky vendim është i duhur, por se populli as nuk shitet e as nuk blihet.

“Edhe pensionistët edhe fëmijët kanë shumë nevojë për dorën e shtetit në këtë kohë! Ndihma prej 100 euro, është vendim i duhur i qeverisë. Kostoja e jetesës gjatë dimrit është shumë me e lartë, andaj edhe duhet të ndihmohen. Populli di shumë mirë të ndaj veprim dhe qëllimin, andaj edhe vlerësimin e bën si duhet edhe ne zgjedhje!”, ka thënë Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka…