Shtetasi i huaj me 27 kartela vidhte banka, arrestohet në Prishtinë

04 shtator 2022 | 09:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të huaj, pasi dyshohet se ka tërhequr para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë.

Siç njofton Policia, atij i janë sekuestruar: një telefon, një SIM kartelë, 1200 euro para të gatshme, 387.02 funta angleze dhe 27 kartela të ndryshme bankare që dyshohet se janë të klonuara.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Dyshohej të tërhiqte para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë, arrestohet shtetasi i huaj, i sekuestrohen 27 kartela të ndryshme bankare të dyshuara të klonuara dhe dëshmi të tjera

Prishtinë, më 4 shtator 2022

Më datë 03.09.2022, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, është njoftuar nga njësiti patrullues i stacionit policor Jugu në Prishtinë, lidhur me ndalimin e një personi të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare.

Dyshohet se i njëjti me kartela të klonuara ka tentuar ose ka tërhequr para nga bankomatët e bankave të ndryshme në Kosovë.

Në cilësi të provave dëshmive materiale janë sekuestruar:

– Një telefon celular;

– Një SIM kartel;

– Para të gatshme 1200 euro;

– Rreth 387.02 Funta Anglez;

– 27 kartela të ndryshme bankare, të dyshuara të klonuara.

Sipas detyrës zyrtare gjatë gjithë procesit ka qenë prezent avokati mbrojtës. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe sipas rekomandimeve do të ndërmerren veprimet e mëtejme sipas proceduarve ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa është “e përgatitur mirë”, falë kapaciteteve të magazinimit dhe…