Shtetasi i huaj vjedh një çantë në Prishtinë dhe lëndon dy policë gjatë arrestimit
01 nëntor 2020
| 20:35
Një shtetas i huaj është arrestuar sot në mesditë në qendër të Prishtinës, pasi ka vjedhur një çantë nga një person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për “KosovaPress”, se njësia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta lokalizojë dhe identifikojë personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj.
Sipas tij, gjatë arrestimit te personit te dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve.
“Zyrtarët policorë kanë arrit që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, u shpreh ai.