Shtetasi i Shqipërisë godet me veturë zyrtarin policor në Dragash, arrestohet
09 maj 2024
| 12:15
Policia e Kosovës në Dragash, ka arrestuar dje një shtetas të Shqipërisë, meqë i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë.
Madje, me veturën e tij, ai ka tentuar t’i godas ata, ku me ç’rast godet me pasqyrën anësore njërin nga zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.