
Shtetasit serb i konfiskohet gjysëm kilogrami ari
09 gusht 2018
| 23:20
Në një patrullim të zakonshëm policia ka ndaluar një serb shtetas të Serbisë në Vragoli, tek i cili ka zbuluar një sasi prej 500 gramë ari të kontrabanduar.
Sipas njoftimit zyrtar ari ishte i padoganuar dhe për rastin është njoftuar edhe dogana, raporton “KALLXO.COM”.
Malli i kontrabanduar është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshimti është liruar në procedurë të rregullt.