Shtete dhe kompani përshpejtojnë punën për gjetjen e vaksinës kundër COVID-19

25 prill 2020 | 08:17

Kombet e Bashkuara i bashkuan forcat edhe me udhëheqës botërorë dhe me sektorin privat në një nismë për përshpejtimin e gjetjes së vaksinës për koronavirus dhe për sigurimin e qasjes së barabartë për të gjithë.

“Ky është një bashkëpunim i rëndësishëm për ta përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave dhe terapive për COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]”, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Angazhimi ynë i përbashkët është që t’iu sigurojmë të gjithë njerëzve qasje në të gjitha mjetet për të mposhtur COVID-19”, tha ai.

“Të bashkuar ne mund ta luftojmë virusin”, tha Tedros.

Mbledhja, përmes video-konferencës, është bashkudhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Melinda Gates nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

Aty morën pjesë edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, dhe liderë botërorë, si kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Në të gjithë botën, mbi 2.7 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 190 000 kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Istrefi, kryeshefi i shkarkuar i Telekomit nga Bordi i…