Shtetet e Bashkuara, mbi 20 000 raste të reja të koronavirusit
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, 20 634 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara. Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 633 viktima, shkruan “CNN”, transmeton Express.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 1 643 246 persona, ndërsa shifra e të vdekurve në 97 720. Me këto të dhëna, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë bindshëm në vendin e parë në botë.
Pavarësisht prej gjendjes shqetësuese, presidenti Donald Trump disa herë ka bërë thirrje për largimin e masave kufizuese dhe riaktivizimin e ekonomisë, ndonëse ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndikonte në shtimin e rasteve.
Kryeinfektologu amerikan Anthony Fauci disa herë është përplasur me shefin e Shtëpisë së Bardhë për shkak të qëndrimeve të ndryshme në lidhje me menaxhimin e pandemisë.