‘Shtetet e konsoliduara debatojnë për problemet reale, ne kemi mbetur të kurthuar në të kaluarën’

03 prill 2023 | 13:09

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se kombet dhe shtetet e dobëta, mbeten vazhdimisht peng të problemeve të kaluara dhe debateve për të kaluarën.

Ai ka shkruar në “Facebook” se kombet dhe shtetet e konsoliduara, debatojnë në kohë reale, për problemet reale.

“Ndërsa shtetet dhe kombet më të fuqishme, e projektojnë të ardhmen. Ne kemi mbetur të kurthuar në të kaluarën. Shkaku i dobësisë sonë edhe të huajt po na trajtojnë në të kaluarën. Nëse vazhdon kështu, na shkatërrohet e tashmja dhe mund të mbetemi pa të ardhme”, ka shkruar profesori Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rojet e Mbretit Charles janë të detyruar të jetojnë në…