![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/QUInti.jpg)
Shtetet e QUINT-it: Të mos nxiten tensione, s’është kusht betimi i kryetarëve në zyrat komunale
18 maj 2023
| 23:28
Pesë shtetet e QUINT-it – Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për mosnxitje të tensioneve në veri të vendit, duke përfshirë këtu edhe betimin e kryetarëve të sapozgjedhur të katër komunave veriore në objektet komunale.
Sipas një reagimi, të publikuar në uebfaqen e Qeverisë britanike të enjten në mbrëmje, është shkruar se “nuk është kusht që betimi i kryetarëve të bëhet në zyrat komunale”.