Shtetet evropiane ndalojnë fluturimet nga Mbretëria e Bashkua

20 dhjetor 2020 | 20:07

Belgjika do t’i mbyllë kufijtë për aeroplanët dhe trenat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar për të parandaluar valë të re të koronavirusit, ka bërë të ditur Aleksandër dë Kru për televizionin VRT.

Eurostar ka njoftuar në llogarinë virtuale se për shkak të vendimit të qeverisë belge do të ndalet qarkullimi i trenave nga Britania e Madhe prej të dielës ndërmjet Londrës, Brukselit dhe Amsterdamit. Belgjika ka nisur bisedimet me Francën për kalim transit të udhëtarëve nga Britania, ka raportuar VRT-ja një ditë pasi Holanda fqinje ndaloi gjithashtu aterrimin e pasagjerëve që vijnë nga Britania për shkak të ngritjes së madhe të rasteve të reja me koronavirus.

Edhe Italia planifikon të ndalojë të gjitha fluturimet nga Britania, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme italiane. Britania ka marrë të shtunën masa të reja kundër Covid-19 pas ngritjes së alarmit nga autoritetet shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit në Hagë, ministri në detyrë i Punëve të…