Shteti afrikan djeg 20 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca
20 maj 2021
| 00:00
Shteti afrikan i Malawi ka asgjësuar pothuajse 20 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca, duke i djegur ato. Një gjest i bujshëm, në një moment ku vendet ende po luftojnë për të siguruar dozat e mjaftueshme për të mbuluar popullsinë.
Por natyrisht ka një arsyeje, të gjithë ato doza kishin skaduar më 13 prill, ndërkohë që kishin mbërritur më 26 mars si pjesë e 102 mijë vaksinave të prodhuara në Indi nga Serum Institute, që prodhon për Astra Zeneca.
Malawi, në Afrikën juglindore, edhe pse ka peizazhe mahnitëse, është një nga vendet më pak të zhvilluara në botë, me një jetëgjatësi nga më të ulëtat, dhe me një përhapje masive të virusit HIV.