Shteti dhe minoriteti rom

13 shkurt 2025 | 15:44

Agron Haxhiu

Në Kosovë ka shtresa njerëzish që vuajnë tmerrësisht shumë, por shkrim me poshtë ka për subjekt vuajtjet e komunitetit Rom!
Nëse vizitojmë lagjet rome, atje ka fukarallëk, papastërti, është një fabrika e lypsarëve në lagje!
Ne vendin kur jetojnë ata s’ka ujë të pijshëm, s’rrjedh asnjë çezmë. Plak e fëmijë janë gjithmonë të veshur keq, të zbathur e me plot zhyll!
Fëmijët bëjnë një lojë me bërllok e në bërllok!
Pse mbeten kështu, sepse janë të ligë fizikisht, për ata nënçmohen prej nesh si shumicë.
Shoqëria e jonë e sotme me të arsyeshme e sheh mbrojtjen e “dylberizmit e jo këtë shtresë të njerëzve që çdo ditë e kanë veç mbijetesë!
Në rrugë, në spitale, injorohen ofendohen edhe pse ata shqip flasin më mirë se disa prej nesh që jemi shqiptarë!
Nuk çuditem atëherë kur disa rom të shkolluar flasin më rrjedhshëm në shqip se disa deputetë të Kuvendit të Kosovës!
Mos të harrojmë:….para 25 vitesh shqiptarët ngjashëm trajtoheshin nga serbët. Ne kishim frikë, ndrydheshim si shqiptarë, shkurt – ishim të vuajtur dhe inferior prej shtetit sllav!


Ne arritëm me shumë sakrificë të bëjmë SHTETIN që kemi sot.
Tash abuzohet me para publike, por s’na bie në mend për të mjerët edhe pse i shohim në çdo cep të Kosovës!
Për të vërtetuar këtë, s’kemi nevojë të jeni në lagjet e tyre. Ata i gjej gjithandej, në rrugë duke pastruar xhama për lëmosh, në qoshe të strukur, afër kontejnerëve me thasë me bërllok nga hedhurinat qe gjuajmë ne! Ata janë gardianët e kontejnerëve!
Shumë nga ne mashtrojmë kur i themi vetes se jemi “human”, “zemërmirë”, sepse ne mashtrojmë edhe atëherë kur shkojmë në xhami apo kishë qe ta pastrojmë shpirtit tonë.
Vetëm atëherë kur ne pranojmë të ndihmojmë ata, atëherë do kemi SHTET dhe ZOT për të besuar!
Në daç besoni ose jo, shkoni e shihni në lagjet e tyre të ftohta, aty ku jetojnë ata pastaj, ndoshta edhe do të reflektojë shoqëria për t’u ardhur në ndihmë!
#Të dobëtit duhet ndihmuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pistën austriake të Saalbach po zhvillohet Kampionati Botëror i…