“Shteti, emancipimi, demokratizimi dhe miqtë perëndimorë”
Shkruan: Arben Rogova
Partia Demokratike e Kosovës që në krijim e kishte bazamentin e saj në thellësi. Ndër vite ka dëshmuar për veprimet e guximshme në shoqërinë kosovare. Por vitet po rrjedhin dhe nuk jemi në vitet 2000/15. Pra koha po ecte dhe po reflektonte në disponimin e elektorateve. Gjatë kësaj periudhe kohore janë bërë edhe gabime. Ndërsa si pasojë e këtyre gabimeve, kemi realitetin aktual në Parlament.
Mendimet dhe veprimet e njeriut shumë herë varen nga koha, e mu për këte edhe u nënshtrohen ndryshimeve. Por a mundet PDK të reformohet me sukses, dhe ta kapërcej këtë fazë, sigurisht se po, dhe kjo duke u mbështetur gjithmonë në gadishmërinë e bazamentit siç janë intelektualët e profesionistët, idealistët, të burgosurit politik dhe vlerat e luftës. Suksesi në reformim rezulton fillimisht duke i anashkaluar / pensionuar “lehtë” Pit Boss-at e dilerët e tyre, anarkistët, përfituesit nepotistë e ata që ndërtuan vetem politika personale.
Në këto rrethana, me zgjedhjen e kryetarit Memli Krasniqi, është hedhur hapi i parë. Lëvizjet e para të kryetarit Krasniqi duken me shpresë për një rikthim të sigurtë në vizionet e PDK-së. Ndarjet e detyrave dhe hapja / afrimi me kuadro të dëshmuar-a, janë sinjale të lëvizjeve pozitive.
Përfundimisht PDK brenda saj, duhet të fuqizojë vlerat jetike që i nevojiten shoqërisë në Kosovë:
Shteti; Emancipimi; Demokratizimi dhe Miqtë Perendimorë.
Këto parime, vlera e vizione, PDK duhet t’i ketë të shenjta, sepse zhvlerësimi dhe degradimi i këtyre 4 shtyllave, solli realitetin në zgjedhje dhe domosdoshmërinë për reforma.
Strukturat e reja që do të konsolidohen, Kryesia, Këshilli Drejtues dhe Degët, këto parime duhet t’i kenë bazë. Çdo anashkalim i këtyre shtyllave, e largon PDK-në nga fundamenti i saj apo nga arsyeja e themelit të saj. Këto parime i mbyllin rrugët e shumta, dhe qojnë në një rrugë, në atë të fuqizimit të PDK-së dhe të Kosovës.