Shteti i El Salvadorit nis luftën kundër bandave, mijëra ushtarë në rrugë
Ushtria dhe policia e Salvadorit janë angazhuar në një prej aksioneve më të mëdha të shtetit që kur presidenti Nayib Bukele shpalli luftën kundër bandave në marsin e vitit 2022.
Dhjetëra shtëpi janë bastisur dhe civilët janë kontrolluar në provincën Cabanjas. Qeveria ka dërguar më shumë se 8 mijë ushtarë dhe policë në provincën Cabanjas për të mposhtur bandat.
Aksioni i madh ka nisur pas disa sulmeve të armatosura kundër policisë. Presidenti ka deklaruar se anëtarët e bandave të njohura kriminale MS-13 dhe Barrio 18 janë duke u fshehur në provincën Cabanjas, raportoi AP.
Qeveria e Bukeles ka suspenduar të drejtat kushtetuese dhe ka arrestuar 71 mijë persona, të gjithë të akuzuar si pjesë të bandave.
30 për qind të tyre kanë lidhje të qarta me krimin e organizuar. Gjatë javës së kaluar, kongresi i El Salvadorit ka miratuar ligjin që ua mundëson gjykatave të dënojnë anëtarët e bandave në gjykime masive.