Shteti i Kosovës nuk duhet t’i anashkalojë rapsodët me të cilët u mbajt gjallë Kosova!
Nga: Sali Bislimi
Rapsodët
Lahuta e Malësisë ishte bibla jonë.
Ata që i dhanë Kosovës këngët kreshnike, ata që e kënduan në çdo shtëpi lahutën e malësisë në historinë e robëruar të Kosovës pa guxuar ta përmendin Fishtën, ata duke i kënduar Kosovës mbajtën gjallë aspiratat për Kosovën e lirë.
Ne nuk kishim teatër, as sallë koncertesh, por kishim odat me të cilat i shërbyem kauzës tonë kombëtare duke i kënduar heronjve të kombit, amanetit të tyre për ta çliruar Kosovën dhe bashkuar kombin.
Në vështirësitë e pushtimit të privuar nga shkollimi ata ishin heronj që mësonin qindra këngë përmendesh pa ditur shkrim leximin vetëm për t’i treguar popullit nëpërmjet këngës historinë dhe luftën me turq dhe shkije.
Kishim nderin t’i kishim në sofrën tonë kësaj radhe Drenocet Naim Krasniqi dhe Syl Nishori me të cilët e bëmë mëngjes duke i kënduar Kosovës, dhe ju bëmë edhe konak sepse bacit Syl nuk iu dhezë vetura dhe me ketë përfituam edhe në mëngjes t’i këndojmë më shumë atdhedashuri Dardanisë.
Shteti i Kosovës nuk duhet t’i anashkalojë rapsodët me të cilët u mbajt gjallë Kosova!