Shteti i së drejtës dhe Albulena Haxhiu!

02 maj 2020 | 22:04

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Ismaili, ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese argumentuan tri gjëra thelbësore.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Ismaili ka thënë se çështja e ngritur nga PDK-ja për masat kufizuese të lëvizjes së lirë të qytetarëve si vendim i marrë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese më 17 prill, u cilësua si e drejtë nga kjo e fundit, duke konstatuar se është shkelur Kushtetuta dhe janë cenuar rëndë të drejtat themelore të njeriut.

Po ashtu, sipas saj, një çështje tjetër me rëndësi të madhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me rëndësinë e sundimit të ligjit, që pavarësisht situatës së krijuar, kohë pandemie, askush nuk ka të drejtë ta shpërfillë atë dhe se institucionet e shtetit të së drejtës janë të fortifikuara nga tentimi për t’i tejkaluar. “E nga ky tentim, pësoi keq Qeveria në detyrë, për një kohë fare të shkurtë”, ka thënë ajo.

“Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kishte quajtur hipokrizi dorëzimin vendimit të Ministrisë së Drejtësisë në Kushtetuese nga ana jonë, duke pohuar se Gjykata Kushtetuese merret me vendime të Qeverisë dhe jo të ministrive dhe se nuk po e kupton bazën në të cilën është thirrur subjekti ynë, duke e cilësuar atë si të çuditshme”, ka shkruar deputetja Ismaili.

Postimi i plotë i saj:

Shteti i së drejtës dhe Albulena Haxhiu!

“Mos të bajmë hop, pa e kcy gardhin..” (Popullore)
Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 1 maj, 2020, vendimet e Gjykatës Kushtetuese argumentojnë tri gjëra thelbësore:
1. Çështja e ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës për masat kufizuese të lëvizjes së lirë të qytetarëve si vendim i marrë nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese më 17 prill, u cilësua si e drejtë nga kjo e fundit, duke konstatuar se është shkelur Kushtetuta dhe janë cenuar rëndë të drejtat themelore të njeriut.
2. Një çështje tjetër me rëndësi të madhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me rëndësinë e sundimit të ligjit, që pavarësisht situatës së krijuar, kohë pandemie, askush nuk ka të drejtë ta shpërfillë atë dhe se institucionet e shtetit të së drejtës janë të fortifikuara nga tentimi për t’i tejkaluar. E nga ky tentim, pësoi keq Qeveria në detyrë, për një kohë fare të shkurtë.
3. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kishte quajtur hipokrizi dorëzimin vendimit të Ministrisë së Drejtësisë në Kushtetuese nga ana jonë, duke pohuar se Gjykata Kushtetuese merret me vendime të Qeverisë dhe jo të ministrive dhe se nuk po e kupton bazën në të cilën është thirrur subjekti ynë, duke e cilësuar atë si të çuditshme.
Më duhet t’ia përkujtoj edhe një herë përfundimet, se Gjykata Kushtetuese e thotë qartë se është organ i pavarur në mbrojtje të Kushtetutës dhe se është detyrim kushtetues i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës të respektojnë dhe të mos ndërhyjnë në pavarësinë e saj.
Argumente të qarta, jo vetëm për ministren në detyrë, që iu ç’montuan deklaratat, por edhe për bashkëpartiakët e saj që dorëzuan dekretin e Presidentit në Gjykatën Kushtetuese, se pavarësisht bindjeve dhe përfaqësimit politik, gjuha politike në urdhërore “duhet”, “në asnjë rrethanë nuk mund të vendos ndryshe” nuk ka vend në shtetin e së drejtës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miralem Pjaniqi mund t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës. Ylli boshnjak,…