Shteti i Xhamajkës njeh Pavarësinë e Kosovës

20 shkurt 2020 | 19:09

Shteti i Xhamajkës ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas lobimit shumëvjeçar dhe ndihmës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.

“Lajm i mirë. Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot…