
Shteti ku të gjithë deputetët do t’i nënshtrohen testit të drogës
20 gusht 2022
| 18:34
Deputetët e Parlamentit të Kilit do i nënshtrohen testit të drogës. Kjo pas videove të publikuara të kryeministres finlandeze, e cila shihej duke festuar në klubet e natës.
Shumë qytetarë në Finlandë dyshuan se ajo mund të ishte e droguar, por ajo tha se ishte thjesht duke u argëtuar.
Deputetët në Kili pritet t’i nënshtrohen testit të drogës dy herë gjatë mandatit 4-vjeçar.
Ata pritet të testohen rastësisht për përdorimin e lëndëve narkotike në ditët në vijim.