Shteti mbi familjen

03 tetor 2021 | 08:31

Nga: Daut Dauti

Nuk ka më keq se kur në luftë bashkëkombësit gjenden në anë të kundërta – do të thoshit. Në realitet, ka edhe më keq dhe kjo ndodhë kur anëtarët e një familjeje vriten mes njëri-tjetrit.

Në filmin “The Wind That Shakes the Barley” (Era që tundë elbin), që paraqet luftën e irlandezëve për pavarësi, vëllai e vret vëllain.

Vrasja do të ishte më e lehtë sikur të kishte ndodhur në luftim të dyanshëm dhe nga plumbat që vijnë nga ana tjetër e llogoreve. Por, jo. Këtu vrasja e vëllait është ekzekutim me revole në kokë dhe që të dy vëllezërit e shohin këtë akt si të domosdoshëm. Ndarja është aq e madhe sa që ka krijuar distancë në të cilën lidhja mes vëllezërve më nuk ekziston.

Vrasja paraqet kulmin e ndarjes politike me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes britanikëve dhe irlandezëve. Njëri krah politik nuk e pranon marrëveshjen për pavarësi për shkak se e konsideron gjysmake. Ky është krahu nga i cili lindi IRA. Krahu tjetër që e pranon marrëveshjen janë anëtarët që përfaqësojnë shtetin e sapoformuar irlandez.

Vëllezërit O’Donovan gjenden në anë të kundërta. Damien (Cillian Murphy) rebelohet edhe kundër shtetit të ri irlandez. Krijohen dy palë që njëra-tjetrën e quajnë tradhtarë. Kur Damieni burgoset, vëllai i tij, Teddy (Pádraic Delaney), tashti zyrtar i lartë, detyrohet të merr masa për mbrojtjen e shtetit. Mbrojtja është e pakompromis dhe nënkupton edhe vrasjen e vëllait. Asgjë nuk ka vlerë më shumë se shteti dhe sakrifica për te është e madhe sa që e shkelë edhe parimet e institucionit më të vjetër – familjen.

Ky është shembull brutal, por nuk ka se si tregohet ndryshe kjo e vërtetë. Dëshiron ta shkelësh familjen dhe ta avancosh shtetin apo ta favorizosh familjen dhe të mbetesh nën sundim britanik?

Shqiptarët kanë kaluar nëpër histori të ngjashme me irlandezët. Por, shqiptarët, jo që nuk kanë filma ku trajtohet kjo dilemë, por nuk kanë as romane e asnjë lloj literature serioze të kësaj natyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët e ekonomisë po vlerësojnë se Fondi Sovran mund të…