Shteti nis hetimet për lëshimin në qarkullim të Urës së Badovcit pa testim

22 janar 2025 | 23:32

Ura mbi liqenin e Badovcit tashmë është konfirmuar se ishte lëshuar në qarkullim pa u testuar. Për më shumë se një javë mbi atë urë kaluan vetura, kamionë e autobusë edhe pse nuk dihej për stabilitetin e strukturës së saj. Pas 10 ditësh u bë testimi dhe këtyre zhvillimeve u pasoi një hetim i nisur nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia e Kosovës kishte marrë autorizimin për të vërtetuar nëse hapja është bërë pa u përfunduar testimi final dhe një gjë e tillë është konfirmuar.

Si rezultat, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Prokurori i Shtetit sot ka iniciuar rastin në drejtim të veprës penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.

Pronari i kompanisë “DRENI INGINERING” e cila është përgjegjëse për kryerjen e testimit, Adnan Lushtaku, është intervistuar lidhur me këtë rast në cilësinë e të dyshuarit, për çka edhe do të hetohet.

Kujtojmë se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kur u pyet se pse ura ishte  lëshuar për qarkullim pa u testuar struktura e saj, kishte deklaruar se testimi është vetëm formal sepse ura është stabile, raporton Gazeta Sinjali.

Si parashihet dënimi për veprën “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”?

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi përgjegjës, të cilit i është besuar mbikëqyrja e gjendjes dhe e mirëmbajtjes së rrugëve dhe e objekteve në to, e mjeteve të transportit, plotësimi i kushteve të përcaktuara të punës për ngasës, ose personi përgjegjës të cilit i është besuar menaxhimi i ngasjes, i cili me ushtrimin e pandërgjegjshëm të detyrës së vet rrezikon jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë 5 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha,…