‘Shteti po i mbron qafirat’: Shqiptari në Suedi futet në protestë pas djegies së Kuranit

18 prill 2022 | 20:03

Një video ku shihet libri i shenjtë për myslimanët, Kurani, duke u djegur, ka shkaktuar bujë të madhe në Suedi me grupet e së djathtës ekstreme që po protestojnë kundër kufizimit të lirisë së shprehjes.

Policët janë duke u munduar të kujdesen për situatën, derisa në video shihet një qytetar i cili po shpreh pakënaqësinë e tij në lidhje me ngjarjen, duke i akuzuar policët të cilët nuk po e lënë askënd të afrohet, shkruan Nacionale.com.

Një numër qytetarësh dëgjohen duke brohoritur “Allahu Ekber” dhe duke u ankuar se si është e mundur që disa persona që po ua djegin librin e tyre të shenjtë të mos jenë terroristë, ndërsa ata që vetëm përpiqen ta mbrojnë Kuranin qenkan të tillë.

Njëri prej tyre, shqiptar, thotë se nëse kjo është demokraci, ai nuk e dëshiron një të tillë, se mjaftohet me të qenët mysliman dhe me ligjin e Zotit të tij – të cilin, siç shprehet – nuk e ndërron me asgjë në botë, edhe sikur t’ia falin gjithë Suedinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusi- Humbje tjetër e madhe për Rusinë. Flota detare ka…