Shteti që ka më shumë biçikleta sesa banorë
25 dhjetor 2018
| 11:35
Me 17 milionë banorë dhe 23 milionë biçikleta, Holanda tashmë ka më shumë biçikleta sesa njerëz. Dhe tani dëshiron të sjellë më shumë çiklistë në rrugë. Kjo do bëhet duke paguar njerëzit që përdorin biçikletë.
Qeveria holandeze njoftoi se do të investojë 390 milionë dollarë (345 milionë euro) në infrastrukturën e çiklizmit që të jenë 200 000 njerëz më shumë që udhëtojnë me biçikletë brenda tre vjetësh. Ndërsa është menduar të krijojë 25 000 mijë hapësira parkimi për biçikletat.