Shteti që shpërblen familjet me 10 mijë euro për lindjen e çdo fëmije
25 tetor 2019
| 11:08
Për ta zgjidhur problemin e rënies së popullsisë, një komunë e vogël në Finlandë ndërmori një hap të madh.
Do t’i paguajë qytetarët e vet për çdo fëmijë. Lestijarvi është një komunë e vogël rurale në Finlandë e cila, si shumë zona të tjera, po përballet me zvogëlimin e popullsisë.
“Gjithmonë u kemi kushtuar vëmendje lindjeve dhe kur mësuam se kishte vetëm një lindje vitin e kaluar u shqetësuam. Me pakësimin e fëmijëve nuk do të kemi më shkolla, kopshte”, thotë kryetari i bashkisë, Esko Ahonen.
Rreth 60 familje morën 10 mijë euro për 10 vjet. Duket shumë bujare, por janë masa të domosdoshme.