Shtimi gabimisht i gazetarit në grup, Hegseth: Askush nuk shkroi për planet e luftës

25 mars 2025 | 12:48

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një gazetar është shtuar pa dashje në një bisedë grupore ku zyrtarë të lartë amerikanë kanë diskutuar planet për një sulm kundër grupit rebel Houthi.

Kryeredaktori i “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg, ka thënë se ka marrë një ftesë në aplikacionin e koduar të mesazheve “Signal” nga një llogari e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Waltz.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth është pyetur nga gazetarët në Hawai për mesazhet e publikuara në artikullin e “The Atlantic”, shkruan “BCC”.

Në shumicën e kohës, ai u është shmangur pyetjet e gazetarëve, duke thënë se Goldberg nuk ishte një gazetar serioz dhe pretenduar se ai “shet mbeturina”.

“Pra, ju po flisni për një gazetar mashtrues dhe shumë të diskredituar, të ashtuquajtur gazetar”. Ka pretenduar ai.

Më pas ai ka vlerësuar operacionin ushtarak, duke thënë: “Ne përfundimisht do t’i shkatërrojmë Houthit”.

I shtypur sërish për bisedën në grup, Hegseth ka thënë: “Askush nuk po shkruante mesazhe për planet e luftës dhe kjo është gjithçka që duhet të them për këtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel…