Shtimi i rasteve me Covid detyron drejtorin e ShSKUK-së t’i takojë drejtorët e spitaleve

13 korrik 2022 | 08:16

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me koronavirus.

Ditët e fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus, po ashtu ka pasur raste të të vdekurve nga ky infeksion.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë, pas 467 testimeve, 175 persona kanë rezultuar me Covid-19. Sipas njoftimit, dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Një ditë më parë mbledhje ka mbajtur edhe komiteti i ShSKUK-së për menaxhimin e pandemisë Covid-19 pas shtimit të rasteve të infeksionit me koronavirus dhe rasteve të shtrimit të të infektuarve në klinika.

Në takim është analizuar situata e fundit pas rasteve të reja dhe është kërkuar rimobilizimi për përballimin e valës që mund të shoqërohet me shtrim të të infektuarve në spitale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me yllin e…