Çitaku i reagon Aliut: Shtimja para 22 vjetësh ka qenë e robëruar
16 nëntor 2021
| 12:19
Kryetari i ri i Shtimes, Qemajl Aliu, pas fitores përballë Naim Ismajlit të PDK-së, ka deklaruar se kjo komunë përsëri është e lirë.
Ndaj këtij deklarimi të Aliut, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo ka thënë se Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar, duke shtuar se kryetari aktual Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar.
“Jo kryetar. Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar. Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar Shtimen dhe mbarë Kosovën. Në Shtime ka ndodhur një rrotacion demokratik. Aq”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.