Shtohen 2 pista të reja në kalendarin e Formula 1
07 tetor 2019
| 15:50
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka zyrtarizuar kalendarin e garave të vitit 2020 në Formula 1. Ashtu sikurse që ishte vendosur që më parë, do të jenë 22 gara në kampionat.
Sezoni do të nisë më 15 mars, në Australi dhe do të përfundojë më 29 nëntor, në Abu Dhabi. Do të jenë 7 fundjava dyshe, ku do të garohet dy të diela radhazi.
Risi është përfshirja në kalendar e garës së Holandës, që pritet të zhvillohet në pistën e Zandvoort, ashtu sikurse gara e Vietnamit. Largohet gara e Gjermanisë.