Shtohen aktivitetet e policisë në Prizren për ngritjen e sigurisë në komunikacion

20 janar 2023 | 11:38

Në kuadër të aktiviteteve parandaluese dhe ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor Njësit patrulluese të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në këtë fillim vit kanë shtuar aktivitet e tyre.

Gjatë kësaj kohe njësit policore kanë patrulluar pa ndalë në zonën e tyre të përgjegjësisë, janë mbajtur shumë pika kontrolli dhe për kundërvajtësit janë shqiptuar gjoba.

“Gjatë kësaj kohe, pra nga 1 janar 2023 deri më 18 janar 2023 nga njësit patrulluese te Njësisë Rajonale të komunikacionit Rrugor në Prizren, kanë shqiptuar 1 257 gjoba të trafikut. Janë konfiskuar 11 patentëshoferë dhe 5 ngasësve u është vazhduar masa e konfiskimit të patentëshoferëve. Ju informojmë se me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik, Njësisë Rajonale e komunikacionit Rrugor në Prizren nga data 18.01.2023 është pajisur edhe me tablet, të cilët do të jenë të kyçur online në data bazat policore dhe do të përdoren nga patrullat në terren për verifikimin e dokumenteve, personave dhe automjeteve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i famshëm, Alec Baldwin, do të akuzohet penalisht nga…