Shtohen problemet për Milanin, Mourinho kërkon Bonuccin
28 qershor 2018
| 13:07
“Sunday Times” ka raportuar se Jose Mourinho kërkon t’i rrëmbejë Milanit kapitenin e saj, Leonardo Bonucci.
Italiani, i ardhur nga Juventusi sezonin e shkuar, ka fituar shumë reputacion në ambientin kuqezi dhe është tashmë një lider në ekipin e Gattusos.
Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e Ligës së Kampionëve është një faktor që portugezi Jose Mourinho kërkon ta shfrytëzojë dhe ta sjellë mbrojtësin në Manchester United. Milani me shumë gjasa do të ndërrojë pronësi dhe edhe përjashtuar edhe nga Liga e Evropës, çka nënkupton se kuqezinjtë e Milanos janë në kaos total.