Shtohen problemet për Ronaldon, një tjetër femër akuzon për përdhunim
08 tetor 2018
| 14:39
Nuk kanë fund telashet për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon. Një tjetër akuzë për përdhunim ndaj yllit portugez. Sipas avokatit të akuzueses së parë, Ketrin Majorgan, një tjetër femër ka akuzuar yllin portugez për përdhunim.
“Kam marrë një telefonatë nga një femër që pretendon se edhe ajo është përdhunuar nga Ronaldo”, tregon Stoval për “Daily Mail”, ndërsa më vonë për “The Sun” ka zbuluar se edhe dy femra të tjera pretendojnë se janë përdhunuar ose ngacmuar seksualisht nga Ronaldo. Avokati ka refuzuar të zbulonte emrin e femrës, duke treguar se do të flasë me policinë e Las Vegasit.