Shtohen rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri

30 qershor 2020 | 11:43

Ditën e sotme në Shqipëri është shënuar një tjetër rritje e infektimeve me Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 69 persona. Kujtojmë se një ditë më parë atje u preken 64 persona.

Dita e djeshme është mbyllur me tre viktima të tjera për shkak të Covid-19, duke e çuar në 59 numrin në total.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bundesliga.de” shpalli formacionin më të mirë të sezonit. Ajo që…