Shtohen rastet e të infektuarve me Covid në Kosovë
17 qershor 2022
| 12:06
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe pesë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.274.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 94.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje dje qytetarëve që t’i bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.