Shtohen sulmet mes Izraelit dhe Hezbollahut

08 tetor 2024 | 08:30

Grupi Hezbollah goditi me raketa qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifa dhe Izraeli dukej i gatshëm të zgjeronte ofensivën e tij në Liban të hënën, një vit pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Gazë.

Izraelitët mbajtën ceremoni dhe protesta për të shënuar përvjetorin e parë të sulmit të 7 tetorit, ndërsa konflikti në Gazës ka shtuar shqetësimet për një lufte më të gjerë rajonale.

Grupi Hezbollah në Liban, i cili është aleat i militantëve të Hamasit në Gazë, tha se goditi me raketa”Fadi 1″ një bazë ushtarake në jug të Haifas si dhe kreu një sulm tjetër në Tiberias.

Grupi i armatosur njoftoi më vonë se kishte vënë si objektiv edhe zonat në veri të Haifës. Ushtria izraelite tha se rreth 135 predha kishin depërtuar në territorin izraelit të hënën, dhjetë persona u raportuan të plagosur në zonën e Haifës dhe dy të tjerë më në jug në qendër të Izraelit.

Ushtria izraelite tha se forcat ajrore po kryenin bombardime të gjera ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor dhe dy ushtarë izraelitë u vranë, duke e çuar numrin e të ushtarëve izraelitë të vrarë brenda Libanit në 11.

Ministria e Shëndetësisë së Libanit njofto se kishin mbetur të vdekur dhjetëra persona, përfshirë 10 zjarrfikës të vrarë në një sulm ajror në një ndërtesë në zonën kufitare dhe 22 persona të tjerë të vrarë nga sulmet ajrore të dielën.

Sipas agjencisë Reuters, që kur Hezbollahu nisi të sulmonte Izraelin një vit më parë, në shenjë solidariteti me Hamasin, kanë mbetur të vrarë rreth 2000 libanezë, shumica në javët e fundit.

Ushtria izraelite e ka cilësuar operacionin e tij tokësor në Liban si “të lokalizuar, të kufizuar dhe me objektiva të sakta”, por ndërhyrja është zgjeruar që nga nisja, javën e shkuar.

Sulmet ajrore izraelite kanë detyruar 1.2 milionë banorë të Libanit që të zhvendosen./VOA

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sot do të organizojë Konferencë për Turizmin…