Shtohen telashet për Realin, lëndohet Marcelo
04 tetor 2019
| 16:13
Skuadra e Real Madridit vazhdon të përcjellët nga lëndimet e shumta të futbollistëve.
I fundit që ka pësuar lëndim është m,mbrojtësi brazilian Marcelo, i cili do të mungoj në ndeshjen që Reali e zhvillon të shtunën ndaj Granadës.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Real Madrid, thuhet se Marcelo ka shfaqur probleme në kofshën e djathtë dhe nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën. Ky dëmtim pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth 10 ditë mbrojtësin 31-vjeçar.