Shtohet numri i rasteve me Covid në Zvicër
25 korrik 2024
| 08:43
Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është rritur javët e fundit në Zvicër.
Pavarësisht rritjes, ende konsiderohet të jetë një nivel i ulët dhe të shtruarit në spital mbeten shumë pak.
Në javën që filloi më 8 korrik u regjistruan 484 raste, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, transmeton albinfo.ch.
Rënia graduale e imunitetit në popullatën zvicerane mund të shpjegohet pasi imuniteti thjesht zbehet me kalimin e kohës.
Ende na kujtohet që të shmangni kontaktin me njerëz të cenueshëm nëse keni ndonjë simptomë të ftohjes.